Telegrafi

Çaji i gjelbër ul kolesterolin e keq

Kjo është ndoshta një nga arsyet pse ky çaj ndërlidhet me rrezikun më të vogël nga sëmundjet e zemrës, ka transmetuar Reuters.

Ekipi nga Pekini ka analizuar rezultatet e 14 hulumtimeve gjatë të cilave pjesëmarrësit rregullisht kanë konsumuar çaj të gjelbër ose ekstrakt nga ky çaj, gjatë tri javëve deri në tre muaj.

Ky çaj ka zvogëluar nivelin e kolesterolit të keq LDL (kolesteroli me densitet të ulët) mesatarisht për 2.2 mg/dl (miligramë për decilitër gjaku), ose diç nën 2 për qind.

Ky është një zvogëlim fare i vogël, prandaj çaji i gjelbër nuk do të mund të rekomandohej si zëvendësim i ilaçeve të dëshmuara me të cilat zvogëlohet kolesteroli, ka cekur Neitan Vong, drejtues i programit për parandalim të sëmundjeve të zemrës në Universitetin e Kalifornisë në SHBA, transmeton Koha.net.

Konsiderohet që çaji i gjelbër ul kolesterolin e keq duke iu falënderuar përmbajtjes së katehinës – përbërës që zvogëlon absorbimin e kolesterolit në zorrë.

Kohën e fundit disa ekspertë kanë parashtruar edhe çështjen e pasojave të mundshme të padëshiruara të konsumimit të konsiderueshëm të çajit të gjelbër.

Është raportuar për shembull se më shumë se dhjetëra raste të dëmtimeve të mëlçisë kanë ndodhur për shkak të konsumimit së tepruar të këtij çaji.

Përveç kësaj çaji i gjelbër mundet edhe ta zvogëlojë efektivitetin e disa medikamenteve.

Mirëpo Vong thekson se sasitë e vogla të këtij çaji mund të paraqesin “një komponentë të dobishme të ushqimit të mirë për zemër”, sepse efektet e pirjes së çajit të gjelbër tejkalojnë larg uljen e nivelit të kolesterolit të keq.

Çaji i gjelbër, në fakt, lidhet me rrezikun më të ulët të sëmurjes nga lloje të kancereve, si dhe rrezik më të vogël nga pasojat fatale tek ndezjet e mushkërive. /Telegrafi/