Telegrafi

Çaji i gjelbër përmirëson apnenë e gjumit

Apnea obstruktive e gjumit e lë organizmit pa oksigjen gjatë fjetjes. Personat me këtë gjendje, përjetojnë pushime të frymëmarrjes gjatë fjetjes, duke pasur rënie të nivelit të oksigjenit, i cili mund t’i dëmtojë organet.

Apnea obstruktive e gjumit rrit rrezikun për shfaqjen e shtypjes së rritur të gjaku, infarktit të zemrës, goditjeve në tru, dhe dëmton funksionet njohëse të vetëdijes, siç është mësimi dhe kujtesa.

Sipas një artikulli të botuar në revistën, American Journal of Respiratory and Critical Care Medicine, antioksidantët e fuqishëm të pranishëm në çajin e gjelbër mund të ndihmojnë në përmirësimin e këtyre problemeve njohëse.

Çaji i gjelbër përmban polifenole, të cilat në bazë të rezultateve nga studimet në kafshët eksperimentale, mund të mbrojnë ndryshimet neurodegjenrative të cilat janë në lidhshmëri me sëmundjen Parkinson dhe Alzheimer.