Telegrafi

Çaji i gjelbër për mishin e dhëmbëve

Hulumtuesit nga Universiteti Kyushu kanë analizuar disa vullnetarë të moshave ndërmjet 49 deri 59-vjeçare, ndërsa rezultatet e studimit janë publikuar në revistën “Journal of Periodontology”.

Të dhënat kanë treguar se sa më shpesh të konsumohet çaji i gjelbër aq më të vogla janë mundësitë e sëmurjes së mishit të dhëmbëve, por duke mos lënë anash edhe vizitat te stomatologu.

Efektet pozitive të çajit të gjelbër mund të shpjegohen me veprimin e polifenoleve antioksiduese mbi bakteret të cilat shkaktojnë infeksione të zgavrës së gojës.

Më herët është treguar se edhe konsumimi i drithërave, fibrave ushqyese dhe vitaminës C, zvogëlon rrezikun për sëmundjet e mishit të dhëmbëve.