Pjesëmarrësve në studim iu është marrë mostra e gjakut pasi kanë konsumuar afër 540 ml çaj të gjelbër. Në laborator, mostrat e gjakut i janë nënshtruar rrezatimit me rreze UV, me ç’rast u vërejt se çaji i gjelbër mund të pengojë efektin ‘genotoksik’ të rrezeve mbi qeliza e gjakut.
Autorët e studimit të botuar në revistën Journal of Photochemistry and Photobiology, pohojnë se nevojiten studime shtesë për të vërtetuar nëse çaji i gjelbër ka efekt mbrojtës edhe mbi qelizat e lëkurës. /Telegrafi/