Telegrafi

Çaji forcon edhe kockat

Studimet amerikane kanë treguar se personat të cilët pinë çaj rregullisht, kanë kocka më të fuqishme krahasuar me ata që nuk pinë çaj fare.

Rezultatet kanë treguar se më e rëndësishme është kohëzgjatja e konsumimit se sa sasia e çajit që ju në fakt konsumoni përmes një pije. Efekte më të mira kanë pasur personat të cilët kanë pirë çaj për më shumë se 10 vjet.

Sipas autorëve, çaji është i pasur me fito-substanca, por në mesin e tyre në forcimin e kockave mendohet se efekt kanë flavonoidet dhe fluori.

Gjithmonë duhet të keni parasysh se çaji nuk mund të bëjë çudi shëndetësore, por konsumimi i përditshëm i tij përveç që do t’ju ngrohë dhe të kënaqë shijen tuaj, pak nga pak i ndihmon edhe shëndetit. /Mjeku.Net/ Telegrafi/