Të dhënat e grumbulluara nga 40.000 participantë, sugjerojnë se pirja ditore e 6 filxhanëve çaj ose 2-4 filxhanëve kafe, zvogëlon për 1/3 rrezikun për shfaqjen e sëmundjeve të zemrës.
Revista Journal of the American Heart Association transmeton mendimin e shkencëtarëve, sipas të cilëve ky efekt bazohet në veprimin e antioksiduesve të grupit të polifenoleve.
Polifenolet sjellin deri te zvogëlimi i dëmtimeve të shkaktuara nga proceset inflamatore dhe në këtë mënyrë zvogëlojnë prirjet për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës. /Telegrafi/