Telegrafi

Çaj nga farat e shalqirit kundër gurëve në veshka

Ky është një çaj, i cili mund të konsumohet disa herë brenda ditës, pasi ai nuk ka efekte anësore.

Për të përgatitur këtë çaj është e rëndësishme që të keni këto përbërës kryesorë si; 4 lugë fara të shalqirit dhe 2 litra ujë.

Në fillim imtësoni farat e shalqirit një proces që mund ta realizoni përmes mullirit të kafesë, ato duhet të jenë të freskëta dhe jo të thata.

Në enë vendoseni ujin dhe shtoni farat e shalqirit. Kur uji të vlojë, pakësoni zjarrin dhe e lini edhe për 10 minuta.

E lini të ftohet, sipas dëshirës mund t’i shtoni sheqer, limon. /Telegrafi/