Telegrafi

Çaj kundër goditjes në tru

Hulumtuesit nga Universiteti i Kalifornisë në Los Angeles kanë studiuar të dhënat e grumbulluara nga dhjetë studime të mëparshme për goditjen në tru si pasojë e pranisë së trombit në enë të gjakut, i cili duke mbyllur enën pamundëson qarkullimin gjakut.

Rezultatet kanë treguar se personat të cilët pinë së paku tre filxhanë çaj në ditë, janë për 21% më pak të rrezikuar për të pasur goditje iskemike në tru. Ndërsa është treguar se ndikim pozitiv kanë edhe çaji i gjelbër edhe çaji i zi.