Çaji i gjelbër ka në përbërje antioksiduesit e quajtur katekina, të cilët janë përgjegjës për efektet pozitive në shëndet. Këto antioksidues të fuqishëm, mund të frenojnë zhvillimin e baktereve veprimi i dëmshëm i të cilave shkakton paraqitjen e paradentozës.
Çaji i gjelbër ndikon edhe në uljen e rrezikut të prekjes nga sëmundja Alzheimer, kanceri, sëmundjet kardiovaskulare, si dhe ndihmon në kontrollimin e peshës trupore. /Telegrafi/