Është koha që të freskoheni në mënyrë të shëndetshme.
Nëse jeni adhurues i lëngjeve dhe i pijeve të tjera, ekziston alternativa për ujin, e cila do t’ju japë efektin e njëjtë, transmeton Telegrafi.
Zieni çaj dhe lëreni të ftohet dhe kënaquni me të mirat të cilat jua ofron lloji i caktuar i çajit.
Çaji i zi është shumë i mirë, sepse ul nivelin e kolesterinës në gjak, liron nga stresi dhe përmirëson kujtesën.
Çaji i gjelbër është antioksidans i shkëlqyeshëm, gjithashtu zvogëlon rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare.
Çaji i kamomilit është ideal për zbutjen e stresit dhe të vështirësive, prandaj është shumë i mirë kur dëshironi të qetësoheni.
Çajet e kuqe do të ngadalësojnë plakjen dhe do të forcojnë sistemin tuaj imunitar. Nëse nuk jeni rezistues ndaj ftohjeve dhe alergjive, këto çaje janë të dobishme për ju.
Çaji i belushit është i mirë kundër infeksioneve urinare, por gjithashtu është i mirë edhe për lukthin. /Telegrafi/