Telegrafi

Caitlyn Jenner për pak sa nuk kreu vetëvrasje!

Caitlyn Jenner, pothuajse mbyti veten për shkak të paparacëve

Caitlyn Jenner, tashmë një zonjë e kompletuar, e cila nuk të lë dyshime se dikur ishte mashkull, në një intervistë për Bill Simmons, ka rrëfyer tranzicionin në jetën e saj.

Gjatë kësaj periudhe, Caitlyn ka menduar disa herë t’i jap fund jetës.

Atë ditë kur po largohej nga klinika e mjekut të saj ishte fotografuar nga paparacit dhe ky fakt e kishte shqetësuar.

“Unë nuk mund të flija natën. Jam zgjuar në ora tre të mëngjesit duke ecur poshtë e lart korridorit të shtëpisë sime duke menduar; Damm, e gjithë kjo do të dal nesër dhe do të jete e tmerrshëm. I kam thënë vetës më mirë të shkoj në dhomën tjetër të marr një armë edhe ti jap fund të gjithë kësaj tani”, është shprehur Caitlyn.

Së bashku me historinë e saj Caitlyn, tregoi edhe një herë se pse vazhdon të identifikohet si një Republikane dhe shpalosi disa ide se si do ta ndihmonte partinë e saj në të ardhmen. /Telegrafi/