Enti Shtetëror i Statistikave ka publikuar të dhëna të reja për lindjet dhe vdekjet në tre mujorin e fundit të vitit 2019. Shifrat e rritjes natyrore në Maqedoninë e Veriut, për tremujorin e fundit të vitit 2019 janë mahnitëse. Sipas statistikave të publikuara, në tre muajt e fundit të vitit 2019 ka një dallim të madh mes komunave të pastra shqiptare dhe atyre maqedonase, informon “Koha”.
Në komunat maqedonase më së keqi qëndron Manastiri, duke pësuar ulje natyrore në 127 persona, pasuar nga Prilepi me 81, Gazi Baba me 60 dhe Ohri me 51. Ndërkaq, nëse në ato komuna me shumicë maqedonase kemi numër më të madh të vdekjeve se sa lindjeve të foshnjave, në komunat me shumicë dërmuese shqiptare, kemi krejtësisht një situatë të kundërt. Atje dukshëm kemi numër më të madh të lindjeve se sa të vdekjeve.
Më së miri prej të gjitha komunave qëndron Çairi, ku shtimi natyror arrin në 148, pësuar nga Saraji dhe Studeniçani me 122 lindje më shumë se vdekje. Më keq nuk është as Tetova, e cila shtimin natyror e arrin në 101. Gjithashtu shumë mirë qëndrojnë edhe Haraçina me Likovën, ku kanë një numër të konsiderueshëm të shtimit natyror./Telegrafi/