Site icon Telegrafi

Çairi mposht Colegio De Gaia, fitore që hap dyert e suksesit evropian

Hendbollistet e Çairit arritën fitore me rezultat 29:25 në ndeshjen e parë nga dy ndeshjet në kuadër të 1/16-finales në Kupën Evropiane, e ku për kundërshtar e kanë ekipin portugez Colegio De Gaia, njofton Telegrafi.

Në ndeshjen e sotme edhe pse të luajtur në Autokomandë, vashat nga ku Çairi luajtën sikurse të ishin mysafire, e ku edhe vashat portugeze ofruan hendboll të mirë, por Çairi arriti të fitojë me një lojë të shkëlqyer në pjesën e dytë.

Portugezet kishin një avantazh në fund të pjesës së parë me 16:15, gjë që i detyroi hendbollistet tona të forcojnë lojën e tyre mbrojtëse, e që në pjesën e dytë kundërshtaret shënuan vetëm 9 gola.

Në fillim të pjesës së dytë, pasi fillimisht vashat e Çairi barazuan, më pas kishin një seri të mirë me rezultat 5:0, e cila duket se ka qenë vendimtare për ecurinë e mëtejshme të duelit.

Deri në fund, Çairi kishte në menaxhim lojën, falë henbollistes së shkëlqyer Gulicoska (13 gola), arritën të marrin fitore. Ndeshja e kthimit luhet nesër po në “Avtokomand” nga ora 16:00, kësaj radhe hendbollistet janë nikoqire dhe duhet me mençuri të menaxhojnë epërsinë e katërt golave që kanë nga ndeshja e sotme dhe të shkruajnë suksesin më të madh që kur janë formuar si klub. Nëse skuadra nga Çairi arrin të eliminojë portugezet e ekipit Colegio de Gaia, atëherë do të jenë në 1/8 e finales së Kupës së Evropës. /Telegrafi /

Exit mobile version