Mbrojtësi i Chelseat, Gary Cahill, ka thënë që lojtarët duhet të marrin përsipër barrën që iu takon pas humbjes 4-1 ndaj Watfordit.
Chelsea janë në vendin e katër me 19 pikë pas Manchester Cityt, ndërsa në dy ndeshjet e fundit kanë pësuar shtatë gola.
“Sido që të ndodh, edhe lojtarët duhet ta marrin përgjegjësin e kësaj që po ndodh”.
“Trajneri ka bërë një punë të jashtëzakonshme”.
Mbrojtësi që e ka fituar dy herë titullin e Ligës Premier me Chelsean, ka thënë se humbja e së hënës ishte pika më e dobët e sezonit.
Edhe mbrojtësi tjetër Cesar Azpilicueta ka thënë se klubi ka objektiva të rëndësishëm para vetes dhe nuk duhet të ndalet.
“Ne jemi Chelsea, klub i madh dhe kur humbim është keq për ne”.
“Klubi ka objektiva për të rëndësishëm përpara dhe duhet të punojmë shumë në tre, katër muajt e ardhshëm”, ka thënë Azpilicueta. /Telegrafi/