Telegrafi

Cahill i jep fitoren Evertonit

Mikel Arteta i dha një fillim të përkryer Evertonit pasi shënoi nga pika e bardhë pas vetëm katër minutash lojë, para se Blackburn të barazojë përmes Steven N’Zonzi në pjesën e dytë të takimit (69’).

Ayegbeni Yakubu shënoi vetëm pak sekonda pasi u inkuadrua si zëvendësues për të rikthyer epërsinë për mysafirët (79’), por vendasit sërish barazuan pas dy minutash tjera me një zëvendësues tjetër, Jason Roberts.

Mesfushori australian Tim Cahill përmirësoi një gabim të mëhershëm duke shënuar golin e fitores për ekipin e trajnerit David Moyes në minutat e fundit të ndeshjes. /Telegrafi/