Gary Cahill po kalon muajt e fundit si futbollit i Chelseat.
Mbrojtësi anglez nuk po preferohet nga trajneri italian Maurizio Sarri.
32-vjeçari ka luajtur vetëm një ndeshje në Ligën Premier si zëvendësueses, ndërsa ka luajtur një ndeshje tjetër të plotë në Kupën e Anglisë.
Kjo ka bërë që ai ta mendojë largimin nga Londra gjatë afatit kalimtar të janarit.
Ish-reprezentuesi anglez ka kontratë me ish-kampionët e Anglisë deri në qershor të vitit 2019.
Por ai po shikon mundësin e prishjes së kontratës në janar për tu larguar si i lirë nga skuadra.
E ardhmja e tij duket se do të jetë në kampionatin italian Serie A.
Roma dhe Napoli janë dy skuadrat që po e duan anglezin dhe kanë filluar kontaktet me agjentin e tij.
Gjithsesi Cahill po kërkohet edhe nga gjiganti turk Galatasaray, si dhe nga skuadrat angleze Leicester dhe Wolherhampton. /Telegrafi/