Site icon Telegrafi

Çahet toka në Kinë, gëlltit katër vetura (Video)

Zjarrfikësit dhe ekipet e shpëtimit kanë përdorur vinç për të tërhequr katër makina, të cilat përnjëherë i “gëlltiti” toka.

Veturat u fundosën si pasojë e hapjes së një vrime në rrugë, njofton Klan Kosova.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin Ruijin, të provincës Jiangxi në Kinë në mëngjesin e së shtunës.

Si pasojë e shembjes së rrugës duke pasuar edhe me një vrimë gjigante, askush nuk është lënduar përpos dëmeve materiale të cilat janë shkaktuar.

Ndërkohë sipas raportimeve bëhet e ditur që hetimet kanë filluar për të zbuluar arsyet e rrëshqitjes së tokës në këtë mënyrë të papritur.

https://www.youtube.com/watch?v=QKDUkYFAvsM

Exit mobile version