Telegrafi

Çahet asfalti në Romë, dhjetë automjete ‘përpihen’ nga gropa e hapur (Foto)

Asfalti i rrugës është çarë duke shkaktuar momente terrori në Balduinë të Romës.

Ngjarja ndodhi pasditen e kësaj të mërkurë duke shkaktuar panik të madh tek banorët e zonës.

Dhjetë mjetet ishin parkuar në Livio Andronico ndërkohë që u “përpinë” nga gropa e hapur.

Ende nuk dihen arsyet e hapjes së gropës, por flitet për një shesh ku po ndërtohet një ndërtesë.

Sipas mediave lokale thuhet që nuk ka të lënduar, ndërkohë që autoritetet kanë izoluar zonën në fjalë.

Kjo është bërë për të parandaluar ndonjë rrezik të mundshëm për shembje tjetër.

Mediat italiane thonë se nuk përjashtohet fakti se shkak i ngjarjes mund të ketë qenë tubacionet e ujit, si dhe një lidhja me vendin e ndërtesës ngjitur.

Banorët e kësaj zone kishin protestuar për muaj kundër kompanisë që po kryente ndërtimin.

Ata kishin denoncuar shqetësimin e tyre lidhur me tubacionet e ujit me pretendimin se ato gërryenin nëntokën. /shqiptarja/