Të dy skuadrat italiane kanë publikuar tashmë formacionet e fillimit.
Cagliari është nikoqir i Milanit në ndeshjen e vlefshme për javën e fundit të sezonit 2016/17 të kampionatit italian, Serie A.
Kjo ndeshje nuk do të jetë vendimtare për asnjërën skuadër, pasi vendasit nuk rrezikojnë largimin nga kategoria dhe Milani tashmë ka siguruar kualifikimin në Ligën e Evropës.
Ky takim mund të shërbej për futbollistët që kanë pasur më pak minuta këtë sezon dhe mund të kemi debutimin e ndonjë talenti të ri. /Telegrafi/
Cagliari: Crosta; Padoin, Pisacane, Deiola, Murru; Ionita, Tachtsidis, Faragò; Joao Pedro, Farias; Borriello
Milan: Donnarumma; Calabria, Paletta, Gomez, Vangioni; Kucka, Locatelli, Mati Fernandez; Suso, Bacca, Honda