Telegrafi

Cagliari 1-1 Milan, notat e lojtarëve

Milani nuk ka mundur të marrë më shumë se një barazim 1-1 në udhëtim te Cagliari në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt në Serie A.

Skuadra e Gennaro Gatussos është ndalur me barazim nga Cagliari në udhëtimin e tyre në mbrëmjen e së dielës.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Joao Pedro (4′) për vendasit, ndërsa për Milanin shënoi Gonzalo Higuain (55′).

Lexo po ashtu Milani nuk ka mundur të marrë më shumë se një barazim te Cagliari

Lojtari më i vlerësuar i kësaj ndeshje ishte portieri vendas, Alessio Cragno, i cili pas paraqitjes së mirë u vlerësua me notë 8.1.

Në anën tjetër, nota më e ulët shkoi po ashtu për një futbollist të Cagliarit, Marco Sau, i cili u notua me 5.8. /Telegrafi/   

Cagliari:

Milan: