Milani nuk ka mundur të marrë më shumë se një barazim 1-1 në udhëtim te Cagliari në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt në Serie A.
Skuadra e Gennaro Gatussos është ndalur me barazim nga Cagliari në udhëtimin e tyre në mbrëmjen e së dielës.
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Joao Pedro (4′) për vendasit, ndërsa për Milanin shënoi Gonzalo Higuain (55′).
Lojtari më i vlerësuar i kësaj ndeshje ishte portieri vendas, Alessio Cragno, i cili pas paraqitjes së mirë u vlerësua me notë 8.1.
Në anën tjetër, nota më e ulët shkoi po ashtu për një futbollist të Cagliarit, Marco Sau, i cili u notua me 5.8. /Telegrafi/
Cagliari:
Milan: