Pavarësisht çmimit të madh, kërkesa është përtej çdo pritshmërie.
Cadillac është rikthyer në skenë si prodhuesi më luksoz amerikan i veturave, por edhe si një markë, imazhi i së cilës mund të jetë i suksesshëm përtej kufijve të tregut të saj vendas.
Edhe pse çmimi fillestar i këtij Cadillac, i cili prodhohet kryesisht me dorë, është deri në 300 mijë dollarë, gjithnjë e më shumë njerëz e dëshirojnë këtë model të veçantë.
https://www.youtube.com/watch?v=hjkIjtMl_3U
Dhe do të ketë një pritje, sepse dërgesat e para fillojnë në një vit, dhe lista e pritjes është tashmë mbi 18 muaj.
Këtë e ka zbuluar Tony Roma, kryeinxhinieri i projektit Celestiq, në podcast e Autoline Network.
“Shumë prej tyre tashmë kanë ngritur duart lart, shumë më tepër sesa do të mund të ndërtojmë në vitin e parë ose 18 muajt e parë”, tha Roma. /Telegrafi/