Sedan që do t’i zëvendësojë modelet ATS dhe CTS
Gjatë muajit të kaluar, Cadillac ka bërë të ditur se do t’i zëvendësojë modelet ATS dhe CTS, me sedanin shpejtë CT5, transmeton Telegrafi. Ky model, do të prezantohet zyrtarisht në New York Auto Show në fund të kësaj jave.
Derisa ka shumë elemente prej makinave aktuale, CT5 do të ketë nivel të lartë teknologjie, përfshirë edhe sistemin Super Cruise, që i mundëson shoferit t’i largojë duart nga timoni kur është duke vozitur. Makina që lansohet më 2020, do të ofrohet në nivelin Luxury, Premium Luxury dhe Sport.
Në versionin e fundit të Cadillac CT5, do të ketë ngjyra më të errëta, grill të veçantë dhe rrota prej 19 inç, si dhe sistem të lartë performance. /Telegrafi/