Telegrafi

Çadikovski: Do të jem kryetar i të gjithë anëtarëve të SHGM-së

Sot me 86 vota “për” nga gjithsej 175 anëtarë Mlladen Çadikovski u zgjodh kryetar i ri i SHGM-së.

“Qëndrojë në ato fjalët që kam thënë në fillim se nuk ka kompromise lidhur me lirinë e fjalës dhe profesionalizimin e mediave dhe gazetarisë në Maqedoni. Ne për këtë do të përpiqemi për këtë në katër vitet e ardhshme, në mënyrë që të mund të themi se kemi arritur më shumë se çka është arritur deri më tani”, tha Mlladen Cadikovski, pasi u zgjodh kryetarë i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM).

Lexo po ashtu Mlladen Çadikovski zgjidhet kryetar i ri i SHGM-së

Deri më tani postin e kryetarit të SHGM-së e ka ushtruar Naser Selmani./Telegrafi/