Site icon Telegrafi

Çadikoski: Reagimi i Osmanit është përpjekje për ta kufizuar lirinë e fjalës

Kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, Mlladen Çadikoski në intervistë për “1Tv” tha se nuk është adekuate dhe nuk është shembulli i mirë që ministrat të kërcënohen me padi.

Kamë reaguar ndaj deklaratës së Osmani i cili kërkoi falje dhe i cili kërcënoi me padi për shkak të ngjarjes që zbuloi Carovska. A mendoni se ky është një reagim joadekuat, veçanërisht nga një parti në pushtet?

“Jo vetëm që nuk është adekuate, nuk është as një shembull për ministrat e qeverisë që të kërcënojnë me padi dhe kjo është një përpjekje për të kufizuar lirinë e fjalës. Ministrat nëse kanë probleme mes tyre t’i mos i përzien edhe gazetarët të cilët hulumtojnë dhe analizojnë. Nga atje ishte edhe reagimi jonë, kështu që Osmani kërkoi falje, megjithëse ai nuk i uli kërcënimet, por reduktoi shtrirjen e kërcënimeve”, tha Çadikoski. /Telegrafi/

Exit mobile version