Telegrafi

Çaçiç pret një ndeshje të vështirë, këta lojtarë të Kosovës i pëlqejnë atij

Trajneri i Kroacisë, Ante Çaçiç, ka qenë shumë i matur në konferencën për media para takimit ndaj Kosovës.

Tekniku kroat ka thënë se do të jetë një ndeshje e vështirë dhe ka pranuar se Kosova ka cilësi në radhët e tyre.

“Luajmë kundër Kosovës, e cila luan për herë të parë si vendëse. Ata kanë ekip të ri dhe lojtarë të mirë, sidomos në sulm. Na duhet koncentrim dhe angazhim maksimal për të arritur rezultat të kënaqshëm, pra tre pikë dhe pres se kjo do të jetë një ndeshje e vështirë”, tha Çaçiç gjatë konferencës për media.

“Edhe për ne është një ndeshje e rëndësishme. Ata do të kenë shumë emocione, por ne kemi përvojën”.

“Më ka pëlqyer shumë Rashica, Bernard Berisha dhe Paqarada”, ka thënë Çaçiç.