Përzgjedhësi i Kroacisë, Ante Cacic, është shprehur i kënaqur me fitoren e thellë të Kroacisë kundër Kosovës në “Loro Boriçi”.
Ai ka thënë se skuadrës së tij i shërbeu goli i hershëm i shënuar që në minutën e gjashtë nga Mario Mandzukic. (Sulmuesi i Juventusit shënoi tre gola në pjesën e parë).
Trajneri kroat ka thënë se kundërshtarët tjerë të Kosovës do ta kenë të vështirë të luajnë në këtë terren.
Ndryshe, Kroacia është e para në grup me katër pikë pas dy xhirove të para. /Telegrafi/