Trajneri i kombëtares kroate, Ante Cacic ka folur pas fitores minimale ndaj Kosovës në kuadër të kualifikimeve për botërorin Rusia 2018.
Kroaci fitoi 1-0 në Zagreb ndaj Përfaqësueses së Kosovës dhe kjo fitore u cilësua si shumë e vështirë nga trajneri kroat Cacic, i cili e cilësoi Kosovën si një kundërshtar të vështirë.
“Nuk ka qenë e lehtë, por tre pikët e marra janë shumë të rëndësishme. Duhet të jemi të kënaqur sepse ndeshja u zhvillua në dy kohë, dhe nuk e dinim nëse do të luanim sot”, ka thënë fillimisht Cacic pas ndeshjes.
“Për gjithë këtë, dua t’i falënderoj lojtarët e mi, sepse nuk ka qenë e lehtë të përgatitemi dy herë ndaj të njëjtit kundërshtar”.
“Kundërshtari [Kosova] ka luajtur shumë mirë në mbrojtje, kishin organizim brilant në mbrojtje, por ne ia dolëm mirë. Nëse do të shënonim më herët, do ta kishim më të lehtë. E merituam fitoren”, përfundoi trajneri i Kosovës. /Telegrafi/