Site icon Telegrafi

Caceres mund të kalojë në Ligën Premier

Ish futbollisti i Juventusit, Martin Caceres, mund të kalojë në Ligën Premier ku ka interesim real për të.

Uruguaiani ka lënë Zonjën e Vjetër pasi që i skadoi kontrata, por nuk nënshkroi me asnjë skuadër.

Ai është lojtar i lirë dhe mund të kërkojë  skuadër edhe tani.

Sunday People shkruan se West Brom, Southampton, Sunderland dhe Swansea jaën të interesuar për mbrojtësin e djathtë.

Thuhet se brenda dy javëve pritet të vendos lojtari. /Telegrafi/

Exit mobile version