Telegrafi

Caceres drejt Ligës Premier

Mbrojtësi 25-vjeçar ka luajtur në të gjitha ndeshjet e Botërorit me Paraguain, me përjashtim të asaj kundër Japonisë për shkak të suspendimit.

Tash interesimi për të është shtuar dhe një varg klubesh nga Gjermania, Spanja, Franca, Belgjika dhe Portugalia dëshirojnë ta transferojnë atë, duke mos harruar Anglinë.

“Është e drejtë të thuhet se një mori klubesh po e përcjellin Victor, ai pati një Kupë Botërore fantastike. Ne gjithmonë kemi besuar se Victor do të shkëlqejë në Afrikën e Jugut, dhe ai nuk zhgënjeu”,

“Interesimi për të vjen nga e gjithë Evropa dhe një marrëveshje nuk është shumë larg. Do të them se ai është 80% i sigurt se do të shkojë në Angli”, ka thënë agjenti i lojtarit për Sky Sports. /Telegrafi/