Agroni e filloi karrierën tek Besa, në moshën 17 vjeçare debutoi për seniorët e Besës. Gjatë karrierës së tij luajti për këto skuadra: Besën, Hysin dhe Deçanin.
26 vjeçari Cacaj është një majtak tipik dhe lojtarë shumë teknikë, paraqitet në rolin e mbrojtësit të majtë.
Përveç që është shumë stabil në fazën e mbrojtjes, gjithashtu veçohet edhe në fazën e sulmit me harkime shumë të sakta.
“Jam shumë i kënaqur që sot kam nënshkruar kontratë me Istogun. Aryseja kryesore që kam vendosur që ti bashkohem Istogut është: organizimi tepër i mirë i këtij klubi, më pas është shoqëria e që shumicën e futbollistëve të Istogut i kam shokë, e normalisht që ndikim ka pasur edhe trajneri Genc Hoxha që unë ti bashkohem Istogut”.
“Premtoj që për fanellën e Istogut do jepi gjithçka nga vetja ime, do të angazhohem në ç’do ndeshje. Besoj qe më ndihmën e tifozëve istogas ‘Gjimmat’ dhe me angazhimin e të gjithë bashkëlojtarëve do të arrijmë që në fund ta sigurojmë mbijetesën në Raiffeisen Superligë”, ka thënë Cacaj për ueb faqen zyrtare të klubit.