Site icon Telegrafi

Cabanas i kënaqur me paraqitjen e Kosovës në pjesën e parë

(Foto: kosovahandball.info)

Trajneri i Kosovës në hendboll, Javier Cabanas, ka vlerësuar paraqitjen ndaj Malit të Zi, sidomos në 40 minutat e para.

“Mendoj se kemi luajtur mirë për 40 minuta. Kur Mali i Zi e ndryshoi mbrojtjen nga 5:1 në 6:0, nuk ia kemi dalë të realizojmë”.

“Mendoj se kjo ishte vendimtare në ndeshje. Po ashtu kemi humbur disa penallti dhe 5-6 goditje nga 6 metra”.

Lexo po ashtu Kosova i fillon me humbje kualifikimet për ‘Euro 2022’ në hendboll

“Mali i Zi nuk ka dështuar nga ato pozita. Angazhimi fizik ka qenë i madh. Kemi pasur momente të mira në sulm e mbrojtje, sidomos në pjesën e parë”.

“Jam i lumtur me lojtarët, por duhet të ndryshojmë disa detaje që të jemi garues me kombëtare si Mali i Zi”, citon faqja e FHK fjalët e Cabanas.

Exit mobile version