Site icon Telegrafi

Cabanas: Duam të fitojmë në Prishtinë dhe të shpallemi kampionë

(Foto: Instagram/kosovahandball.info)

Prishtina dhe Besa Famgas zhvillojnë ndeshjen e dytë finale në Superligën e hendbollistëve. Në rast të fitores apo barazimit, ekipi pejan shpallet kampion.

Te Besa vlerësojnë se e kanë përgatitur si duhet ndeshjen e dytë finale që zhvillohet nga ora 19:15 në kryeqytet.

Trajneri Javier Cabanas tregon se Besa i ka mundësitë për ta siguruar titullin në Prishtinë. I duhet një fitore apo barazim. Pejanët kanë fituar të gjitha ndeshjet e deritashme.

Lexo po ashtu Kabashi: Prishtina e përgatitur maksimalisht, pritet lojë e fortë ndaj Besës

“Jemi 1-0 pas ndeshjes së parë finale të ‘play-offit’. Ishte ndeshje në të cilën ishim më të mirë në pjesën e parë, sidomos në mbrojtje. Prishtina ishte më e mirë në pjesën e dytë”.

“Mendoj se fituam pasi kishim avantazh shumë të mirë pas pjesës së parë. Në pjesën e dytë nuk jemi mbrojtur mirë në aksionet shtatë kundër gjashtë dhe nuk kemi vrapuar mjaftueshëm”.

“E dimë që ndeshja e dytë do të jetë e vështirë për ne, por ne duam ta fitojmë dhe ta fitojmë titullin e kampionit. Ne e kemi përgatitur mirë ndeshjen. Nëse mbrohemi mirë dhe vrapojmë, kemi të gjitha mundësitë për të fituar”, ka thënë trajneri spanjoll.

Exit mobile version