Site icon Telegrafi

Cabadak ua dedikon fitoren Plisave

Plisat në këtë ndeshje dhuruan një atmosferë të paparë, duke qëndruar në këmbë që nga fillimi e duke brohoritur pa ndalur asnjëherë. Gjithashtu vlen të përmendet edhe koreografia e bukur që kishin përgatitur për këtë ndeshje që tregon se sa shumë e vlerësojnë ata këtë klub, transmeton Telegrafi. 

Përkrahja e Plisave ishte shumë domethënëse në ndeshjen e sotme, dhe për këtë trajneri turk ka vendosur t’ua dedikoj fitoren atyre.

“E kam një mesazh për tifozët tanë, Plisat. Kjo është loja e dytë me radhë që salla po stërmbushet. Atmosfera e cila po krijohet në sallë nuk ndodhë në asnjë sallë tjetër të ekipeve që luajnë në Ligën Ballkanike. Kjo fitore i dedikohet Plisave”.

“Të mos harrojmë, ne kemi edhe pesë lojë të tjera të cilat janë sikur pesë finale. Kjo është fitorja jonë e shtatë dhe synimi ynë ende mbetet që të mbledhim sa më shumë fitore dhe të luajmë në Final Four”, është shprehur Cabadak pas ndeshjes. /Telegrafi/
 

Exit mobile version