Përfundimisht basketbolli cilësor dhe ethet e kësaj loje magjike po kthehent në vendin tonë. Këtë mbase më së miri e dëshmoi mbrëmë ndeshja e superkupës së Kosovës, në të cilën Sigal Prishtina mposhti Pejën me rezultat 74:64.
“Nuk e nisëm mirë ndeshjen, por në çerekun e tretë dhe të katërt u këndellëm dhe me mbrojtje të fortë shpartalluam kundërshtarin. Loja ishte e mirë dhe mendoj se fituam me meritë”, tha për Zërin trajneri i Sigal Prishtinës, Ceyhun Cabadak. /Telegrafi/