Site icon Telegrafi

Cabadak: Ka shumë për t’u përmirësuar

“Luajtëm kundër një skuadre të madhe e cila vjet ishte pjesë e Euroligës e sivjet bën gara në Kupat e Evropës. Kur filluan me lojë agresive ne nuk kishim zgjidhje për t’iu kundërvënë. Ka shumë për t’u përmirësuar, por këto nuk bëhen për tre ditë”, tha trajneri i Sigal Prishtinës, Ceyhun Cabadak, për Zërin.

“Do të mundohemi që në ndeshjen e dytë të mos i përsërisim gabimet”, shtoi Cabadak. Ju kujtojmë se sonte nga ora 19:00, do të zhvillohet ndeshja e dytë miqësore mes Sigal Prishtinës dhe Besiktasit, por kësaj radhe në palestrën ‘Sezai Surroi’ në Prizren. /Telegrafi/ 

Exit mobile version