Në vazhdim mund ta lexoni tërë raportin e konferencës për shtyp:
Peja nuk ka fituar asnjё ndeshje nё Ligёn Ballkanike. A jeni tё pёrgatitur pёr lojёn e nesërme?
Ceyhun Cabadak: Sё pari, ёshtё fakt qe Peja nuk ka fituar asnjë ndeshje nё Ligёn Ballkanike, por dihet qё ata kishin njё orar mjaft tё vёshtirё tё lojёve. Ata kanё luajtur dy lojё jashtё Kosovёs dhe lojёn e luajtur si vendas kundёr Levskit nuk kishin fat dhe humbёn nё fund. Sido qё tё jetё, rezultatet e tyre nuk janё diçka çka ne jemi tё fokusuar. Kjo lojё zhvillohet nё shtёpinё tonё dhe qёllimi ynё ёshtё tё mos humbin asnjё lojё tё luajtur nё Prishtinё. Po ashtu, loja kundёr Pejёs ёshtё derbi dhe kёto lojё janё gjithmonё tё vёshtira tё parashikohen.
Nёse SIGAL Prishtina fiton, ju ktheheni prapë si liderё tё tabelёs. A ёshtё qёllimi juaj tё vazhdoni tё kryesoni?
Ceyhun Cabadak: Ashtu siç kemi thёnё gjithmonё, qёllimi ynё ёshtё qё tё shkojmё hap pas hapi. Ne jemi duke u fokusuar vetёm pёr lojёn kundёr KB Peja, jo pёr renditjen tabelore. Tani ёshtё shumё heret tё bisedohet pёr tabelёn, play-offin dhe ‘final four’. Logjikisht, sa ma shumё fitojmё, aq mё shumё kemi shanca qё tё arrijmё nё play-off dhe final four.
Pyetje: Mirza Ahmetbasic dhe Vedran Morovic janё larguar nga Peja. A ёshtё ky avantazh pёr ekipin tuaj?
Ceyhun Cabadak: Unё e di qё Ahmetbasic ёshtё larguar, por ёshtё hera e parё qё po ndёgjoj nga ju qё Veran Morovic ёshtё larguar. Nёse largimi i Morovicit ёshtё zyrtar, mund tё them qё ai ёshtё një lojtar mjaft i rёndёsishёm pёr Pejёn dhe nuk e di pse ёshtё larguar. Sido qё tё jetё, ajo nuk do tё thotё qё do tё jetё lehtё pёr ne.
Cfarё ndjenja keni para lojёs me KB Peja tani qё luani nё kuadёr tё Ligёs Ballkanike. A ёshtё motivim shtesё pёr ju?
Emond Azemi: Tё gjitha ndeshjet kundёr Pejёs janё derbi dhe janё shumё tё rёndёsishme. Tё luajmё kundёr tyre nё BIBL do tё jetё sikur tё luajmё nё ligёn e Kosovёs apo kupё, pra ndeshje mjaft e rёndёsishme. Ne jemi shumё tё koncentruar pёr kёtё ndeshje, do ti ndjekim instrukcionet e dhёna nga treneri dhe do ta japim maksimumin nё fushё. Besoj qё do tё fitojmё!
A ёshtё veshtirё tani qё po luani nё BIBL dhe Ligё tё Kosovёs?
Edmond Azemi: Ajo ёshtё normale sepse luajmё dy lojё nё javё dhe ato lojё janё mjaft tё vёshtira. Nё ligёn e Kosovёs janё katёr ekipe qё luftojnё pёr vendin e parё, kurse nё Ligёn Ballkanike janё nёntё ekipe qё luftojnё pёr vendin e pare. Pra, nuk ёshtё e lehtё tё luajmё nё dy liga.
Pёr fund, ftoj Plisat qё nesёr tё vijnё masivisht tё na pёrkrahin. Ne kemi nevojё pёr Plisa dhe duam qё tё fitojmё sё bashku!
/Telegrafi/