Byzylyku mund të merret kudo dhe nuk mund të dëmtohet nga dielli. E keqja e këtij byzylyku është se mund të përdoret vetëm një herë dhe pritet të lansohet në fillim të vitit 2016.
Shpikësi David Hazafy ka thënë se kompania e tij është duke tentuar që të gjejë një mënyrë të mirë për të mbrojtur njerëzit nga rrezet e diellit derisa ata shijojnë pushimet verore në bregdet, transmeton Koha.net.
“Është mirë të qëndroni në diell mirëpo nuk jeni të sigurt nëse lëkura juaj digjet”, ka thënë Hazafy. “Zakonisht nuk e kuptoni se jeni djegur derisa të bëhet vonë”.
Byzylyku që është në fazën e prototipit, përbëhet nga plastika që përmban ngjyrë të kaltër dhe pluhur metalik.
Pluhuri absorbon dritën ultravioletë dhe energjinë e transferon në ngjyrë që gradualisht fillon të ndryshojë nëse lëkura fillon të digjet.
Një byzylyk i tillë pritet të kushtojë 60 euro dhe do të lansohet vitin e ardhshëm. /Telegrafi/