Kur tërhiqet, rrethit të dorës i aktivizohet alarmi i cili përdor telefonin dhe teknologjinë e navigacionit satelitor për t’i paralajmëruar të tjerët se mbajtësi i saj është në rrezik për jetë.
Paralajmërimet dërgohen në formë të postimeve të Facebook dhe Twitter tek të afërmit, për tu siguruar se personi i rrezikuar me jetë nuk do të zhduket pa gjurmë.
Byzylykët e para të këtij lloji janë duke u shpërndarë tek aktivistët e shumtë brenda kësaj jave, ndërsa pasi financimit nga organizatat e ndryshme pritet që prodhimi i tyre të fillojë edhe për masat.
Kjo vegël e mençur është zhvilluar nga një grup i të drejtave civile si pjesë e një fushate të madhe, me të cilën synohet që të ndihmohen njerëzit që jetojnë dhe punojnë në zonat e luftës dhe fusha të tjera të konfliktit./Telegrafi/