Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, Fatmir Bytyqi, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë theksoi se zgjedhjet e reja do ta shkatërronin akoma më shumë ekonominë e vendit, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Ne mendojmë se viti 2017 mund të jetë viti i fundit ku ne do t’i shohim të gjitha pasojat e këqija të dy viteve të fundit. Por, nëse ndodh që të kemi zgjedhje të reja, ne mendojmë se do të jenë një goditje e madhe për ekonominë, ne do të vazhdojmë të kemi ngecje ekonomike, bile edhe regres në rritjen e planifikuar ekonomike për fat të keq”, deklaroi Bytyqi.
Ndërsa sa i përket Qeverisë së re, ai tha se nuk ka rëndësi kush e formon, por ajo ajo Qeveri duhet të jetë më transparente dhe llogaridhënëse, si dhe të sigurojë sundimin e ligjit./Telegrafi/