Site icon Telegrafi

Bytyqi uron studentët për fillimin e vitit të ri akademik

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi ka uruar studentët për fillimin e vitit të ri akademik.

Ministri Bytyqi me këtë rast ka thënë se studentët kanë pasur një mision tjetër gjatë historisë më të re të Kosovës.

“Studentët tanë kanë pasur edhe një mision tjetër gjatë historisë më të re të Kosovës: ta bëjnë këtë vend të lirë dhe të pavarur. Prandaj, ata, bashkë me profesorët e tyre iu kanë prirë proceseve të rëndësishme. Tani, studentët kanë një detyrë tjetër para vetes. Ata duhet ta zhvillojnë këtë vend dhe ta bëjnë sa më të fuqishëm, në mënyrë që Kosova të ecë krahas shteteve të zhvilluara”, ka thënë ministri.  /Telegrafi/

Exit mobile version