Site icon Telegrafi

Bytyqi thotë se nuk do të ketë rritje të çmimeve në Maqeodni

Sipas zëvendëskryeministri Fatmir Bytyqi, për momentin ka arritur maksimumi i çmimeve ushqimore, ndërsa parshikimet e tij janë se nuk do të ketë shtrenjtime tjera për shkak se nuk ka faktorë që duhet të nxit rritje të mëtejshme të çmimeve.

“Ajo që është më e rëndësishme është standardi i popullsisë dhe fuqia blerëse e tyre. Unë them hapur se nuk e ndjejmë fuqia blerëse e qytetarëve bie për shkak se çmimet rriten”, u shpreh Bytyqi.

Sipas tij, nuk duhet të bëhen krahasime nëse me çmimet e vendeve të rajonit për arsye se fuqia blerëse ndryshon nga shteti në shtet.

“Ajo që është e rëndësishme është se çfarë mund të bëjmë. Fakti është se jemi në një ekonomi të lirë, çdo ndërhyrje e shtetit nuk është në përputhje me rregullat e tregut. Por, përveç kësaj, ne kemi bërë një ngrirje të çmimeve, një ngrirje të marzhit të fitimit për një periudhë të caktuar, por edhe kjo ka limite për aq kohë sa mundet”, tha Bytyqi.

Rreth çmimit të vajit që sipas paralajmërimeve pritet të stabilizohet në 150 denarë për litër, Bytyqii theksoi se maksimumi është arritur dhe se do të ketë ulje të çmimeve./Telegrafi/

Exit mobile version