Nënkryetari i LSDM-së, Fatmir Bytyqi, shpalli sot se të gjithë punonjësit meritojnë një pagë dinjitoze, duke përfshirë sektorin publik dhe privat.
“Të gjithë meritojnë një pagë të mirë, pavarësisht nëse janë të punësuar në sektorin publik apo privat. Për këtë arsye kemi ofruar mbështetje financiare për subvencionimin e kontributeve të punëtorëve të rinj dhe ekzistues, për rritjen e pagave të punëtorëve nga 3.000 – 9.000 denarë në sektorin privat”, tha Bytyqi.
Bytyqi theksoi rëndësinë e punëtorëve në ekonominë dhe shtetin e tyre, duke bërë të ditur se përmes pakos së masave janë ndarë 492 milionë euro për mbështetje direkte në sektorin privat. Kjo ka për qëllim të sigurojë pagesa rregullt për punonjësit gjatë periudhave të vështira.
Përveç rritjes së pagave, nënkryetari shtoi se po inkurajohet konkurrenca e kompanive dhe ofrohet mbështetje për investime në burimet e rinovueshme. Për të zbutur efektet e krizës së çmimeve dhe energjisë, janë planifikuar masa shtesë me një fond prej 516 milionë eurosh, duke përfshirë 36.2 milionë euro për rritje të pagave në sektorin publik.
Në planin afatgjatë, ka paralajmëruar se për vitin 2024 janë paraparë 52 milionë euro për rritje të pagave në sektorin publik, duke respektuar Kontratën e Përgjithshme Kolektive. Kjo përfshin një rritje prej 10% dhe një pagesë prej 10.000 denarë për pushim vjetor, ndërsa për të njëjtin vit janë parashikuar 150 milionë euro për të përfshirë masat e rritjes së pagave. /Telegrafi/