Telegrafi

Bytyqi: Të dhënat e regjistrimit janë pikënisje për zhvillimin e vendit

Zv.kryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi, sot deklaroi se të dhënat e regjistrimit vijnë në momentin e duhur dhe se janë pikënisje për krijimin e një vizioni të ri në të cilin duhet të zhvillohet vendi.

“Unë i shoh të dhënat dhe rezultatet e regjistrmit si numra në të cilët duhet të gjithë bashkërisht të punojmë. Të punojmë për të gjithë qytetarët, të cilët për fat të keq 20 vite na kanë braktisur, që të krijojmë të ardhme më të mirë që të kthehen, të punojmë për gjeneratat e reja që fëmijët tanë të mos largohen nga vendi”, tha Bytyqinë në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve para fillimit të konferencës “Infrastruktura e nxit zhvillimin dhe mbështet aksionin klimaterik”.

Pikërisht konferencën e vlerësoi si përpjekje për t’u kthyer besimi i qytetarëve në institucione dhe në rëndësinë e shtetit për të ofruar jetë cilësore për qytetarët.

“Projektet infrastrukturore në esencë do të thonë cilësi dhe përmirësim i cilësisë së jetesës. Mendoj se gjatë periudhës së ardhshme të gjithë duhet të punojmë në rritjen e besimit se në Maqedoni mund të jetohet më mirë”, tha Bytyqi.