Site icon Telegrafi

Bytyqi takon senatorët amerikanë, flasin për bashkëpunim në arsim

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, gjatë vizitës zyrtare në Portugali, ku po merr pjesë në samitin “Horasis Global Meeting”, ka zhvilluar disa takime të rëndësishme, ku është biseduar për bashkëpunim në fushën e arsimit dhe çështje të tjera me rëndësi.

Ministri Bytyqi është takuar me dy senatorët amerikanë, Michael Brown dhe Steve Waugh, ku ka biseduar për zhvillimet e fundit në Kosovë, me theks të veçantë për qasjen e Kosovës në integrimet evropiane.

Po ashtu, senatorët shprehën interesimin për gjendjen e sistemit arsimor në Kosovë, si dhe nivelin e bashkëpunimit në mes dy vendeve në këtë fushë.

Gjatë këtij takimi, ministri dhe senatorët janë dakorduar që të ketë takime në të ardhmen, të cilat do të thellojnë edhe me tej miqësinë me ShBA-të.

Në vazhdën e këtyre takimeve, ministri Bytyqi ka takuar edhe ish-diplomatin amerikan John D. Feely, i cili ka përvojë më shumë se 36 vjeçare në diplomacinë amerikane dhe për herë të fundit ka shërbyer si ambasador në Panama.

Gjatë kësaj konference, në kuadër të takimeve të shumta, ministri Bytyqi ka takuar edhe Dr. Asif Iqbal, president i Indian Economic Trade Organization, me të cilin ka biseduar për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e arsimit të lartë mes Kosovës dhe Indisë.

Ministri Bytyqi, po ashtu, ka darkuar me ish-presidentin e Sllovenisë, Danilo Turk, ku ka pasur rastin të diskutojë për përvojën e Sllovenisë rreth integrimeve evropiane./kp/

Exit mobile version