Telegrafi

Bytyqi takon përfaqësuesit e British Council, tregon që Kosova ka fituar vendin e dytë në kuadër të Samitit Digjital

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi është takuar me përfaqësuesit e British Council.

Në këtë takim është biseduar për të arriturat e deritanishme të projektit “Shkollat e shekullit 21”.

Bytyqi në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se ky projekt i rëndësishëm synon të zhvilloj tek fëmijët shkathtësi të mendimit kritik, të zgjidhjes së problemeve dhe të kodimit.

“Pata kënaqësinë sot të dëgjoj nga përfaqësuesit e British Council për të arriturat e deritanishme të projektit “Shkollat e shekullit 21”, i cili ka filluar të implementohet pak kohë me parë në Kosovë, sikur edhe në vendet tjera të Ballkanit Perëndimor. Më gëzoi edhe fakti se Kosova ka fituar vendin e dytë në garën rajonale, në kuadër të Samitit Digjital për vendet e Ballkanit Perëndimor. Pra, ky projekt i rëndësishëm, i cili synon të zhvillojë te fëmijët tanë shkathtësi të mendimit kritik, të zgjidhjes së problemeve dhe të kodimit, tashmë ka filluar të japë rezultate”, ka shkruar në Facebook, Shyqiri Bytyqi./Telegrafi/