Telegrafi

Bytyqi takon ambasadorin e Malit të Zi, flasin për bashkëpunim në fushën e arsimit 

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Shyqiri Bytyqi, në një takim me ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha, ka biseduar për thellimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit mes dy vendeve.

Bytyqi ka shprehur gatishmërinë që të dy vendet të shkojnë përpara me politikat, në mënyrë që të krijojnë lehtësira për bashkëpunim dhe mobilitet mes studentëve dhe mësimdhënësve.

“Ambasadori Dinosha u shpreh tejet mirënjohës dhe falënderues për vendimin që kam marrë si ministër, që studentëve të Malit të Zi t’iu ndahen tre për qind të kuotave për regjistrim në universitetet publike në Kosovë”, ka shkruar Bytyqi në rrjetin e tij social Facebook. /Telegrafi/