Telegrafi

Bytyqi takoi ambasadoren kroate, flasin për themelimin e katedrave të gjuhës kroate në UP

Ministri i Arsimit, Shyqyri Bytyqi ka pritur në takim ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Maria Kapitanovic.

Gjatë këtij takimi është diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në fushën e arsimit, me theks të veçantë themelimin e katedrave të gjuhës kroate në Universitetin e Prishtinës dhe atë të gjuhës shqipe në Universitetin e Zagrebit.

Postimi i plotë:

Prita sot në takim ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, znj. Maria Kapitanovic, me të cilën bisedova për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në fushën e arsimit, me theks të veçantë themelimin e katedrave të gjuhës kroate në Universitetin e Prishtinës dhe atë të gjuhës shqipe në Universitetin e Zagrebit.

E falënderova ambasadoren Kapitanovic për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës shteti kroat në fushën e arsimit dhe shpreha gatishmërinë të vazhdojmë me bashkëpunimin reciprok në të gjitha nivelet e arsimit.

Po ashtu, u shpreha i gatshëm që të nënshkruaj një marrëveshje bashkëpunimi në nivel ministrash, që të mbështesim Universitetin e Prishtinës dhe atë të Zagrebit në iniciativën e tyre për themelimin e katedrave të gjuhëve tona në këto dy institucione.