Site icon Telegrafi

Bytyqi: Ta kalojmë këtë periudhë me pandeminë dhe do të flasim për zgjidhjen e problemit me punësimet e Marrëveshjes së Ohrit

Procesin e punësimeve kornizë nëse më pyesni mua do ta përfundoja që nesër, por ky është proces i cili tashmë ka filluar dhe nuk duhet të flasim tani në kohë pandemie, theksoi Fatmir Bytyqi, zëvendëskryeministër i obliguar për Çështje Ekonomike, Koordinimin e Resorëve Ekonomikë dhe Investimeve.

“Procesi ka filluar dhe vlerësoj se sot nuk duhet të flasim në kohë pandemie, në kohë të rrezikimit të çdo vendi pune, për skenarë të këqinj. Do ta tejkalojmë këtë periudhë dhe mendoj se në ditën e parë kur të marrim frymë lirshëm pa maska, do të fillojmë të flasim për zgjidhjen e këtij problemi për të cilin të gjithë flasim disa vite me radhë”, tha Bytyqi gjatë vizitës së tij të sotme në kompaninë Haj Tek Korporejshën.

Ai potencoi se edhe sektori privat edhe ai publik kërkojnë njerëz produktivë, efikasë dhe efektivë.

“Efikasë të jenë në kohë me shërbimet e tyre, të japin shërbime cilësore – ky është efektivitet dhe produktivitet, do të thotë ta kryejnë atë që ju jepet si detyrë. Nëse njerëzit pavarësisht se mbi çfarë baze janë punësuar dhe i plotësojnë këto kritere, do të gjejnë vend pune edhe në sektorin publik edhe në atë privat. Sot ishim dëshmitarë në një kompani e cila nuk ka të punësuar vetëm nga njëra etni. Etnia nuk është çështja, çështja është cilësia e njerëzve të cilët mund të punojnë, të cilët mund të japin vlerë në këtë kompani”, deklaroi Bytyqi në pyetjen e gazetarëve.

Exit mobile version