Ministrit i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, duke u përgjigjur për përjashtimin e AKA-së nga EQAR-i, ka theksuar se Kosova do të përjashtohej nga ky mekanizëm evropian edhe më përbërjen e vjetër të bordit.
Ai para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se ata kanë gjetur agjencione të pavarura me ushtrues detyre për shumë vite, duke shtuar se vendimi për shkarkimin e Bordit të AKA-së mund të quhet i ngutshëm.
“Vizioni ynë që po duket i pamundur, nuk do të ndalet. Vendimi për shkarkim të bordit nga kjo perspektivë mund të duket i ngutshëm. Ka arsye të shumta se pse e morën vendimin për shkarkim të bordit. Mandatin tim e mora në shtator të vitit të kaluar ku gjetëm një ministri me shumë probleme. Gjetëm një sistem të arsimit të lartë që lë shumë për të dëshiruar. Këtë e vërteton edhe testi pisa i vitit 2015”, ka shtuar Bytyqi. /Telegrafi/